Llojet e dyllit prej polietileni përfitohen nga polimerizimi i polietilenit. Kanë peshë të ulët molekulare dhe veti të ngjashme me ato të dyllit prej nafte. Në përbërjen e tyre kimike hyjnë homopolimere të ngopura dhe kanë shkallë të lartë të kristalitetit dhe linearitetit. Këto lloje dylli kanë cilësi dhe veti, të cilat mund të ndryshohen në varësi nga procesi i prodhimit dhe kërkesat e tij.
Ekziston dhe dyllë polietileni i oksiduar, i cili përftohet nëpërmjet oksidimit të lehtë dhe përmban jo më shumë se 5 % oksid total.