Llojet kryesore të përzierje dyllore për vreshtari dhe pemëtari

Evricom Ltd. ofron disa lloje dylli të ndryshme për nga përmbajtja dhe vetitë, të destinuar për qëllimet e vreshtarisë dhe pemëtarisë:

EGW131 – dyllë, i cili përdoret para shitjes dhe në kohën e ruajtjes së materialit mbjellës së hardhisë;

  • Dyllë plastik, i cili formon një shtresë të trashë, ngjitet në mënyrë të barabartë pa të çara;
  • Kufizon dëmtimet nga zhvillimi i kërpudhës, që shkakton kalbje gri, në ambiente të nxehta gjatë dimrit;
  • Siguron ruajtje të sigurt deri në mbjelljen e produktit të gatshëm në pranverë;
Ло
Восъчни смеси за лозарство и овощарство

EGW141 – dyllë, i cili përdoret për mbrojtjen e hardhive në fushë dhe në fidanishte;

  • Vetitë më të përshtatshme të dyllit – temperatura e shkrirjes dhe ngurtësisë, të cilat sigurojnë mbrojtjen e bimës në temperaturat e ulëta gjatë natës dhe në temperaturat e larta gjatë ditës;
  • Dyllë plastik, i cili formon një shtresë të trashë, ngjitet në mënyrë të barabartë pa të çara;
  • Dylli nuk plasaritet ose nuk thyhet kur ekspozohet dhe preket drejtpërdrejtë nga ndryshimet e temperaturës në terren të hapur;/li>
  • Hardhia e re është ngjitur dhe është mbrojtur në fushë, dylli e parandalon bimën nga humbja e tepërt e ujit;
  • Përhapja më e vështirë e sëmundjeve dhe sigurimi i kushteve të favorshme për rrënjosjen dhe çeljen e sythave të rinj;

EGW151 – dyllë për ngjitjen dhe mbrojtjen e pemëve frutore, destinimi i tij është:

  • Për lyerjen e kalemit me qëllim mbrojtjen e substratit nga kalbja dhe ndotja;
  • Për ngjitjen e degëve të prera pas krasitjes për shërimin më të shpejtë të pemës pas ndërhyrjes;
  • Për ngjitjen e plagëve natyrore në kërcellin dhe degët, të shkaktuar nga kushtet e përkeqësuar meteorologjike, nga kafshët e nga faktorët e tjerë që nuk varen nga veprimtaria e njeriut;
Лозарство и овощарство
Лозарство и овощарство

EGW231 – dyllë për trëndafila, i përshtatshëm për të prerët në mbjelljen dhe ruajtjen e tyre;

  • Mbron bimën e re nga humbja e lëngjeve dhe parandalon nga ndikimet e mjedisit mbi vendin e plagosur;
  • Reziston ndaj luhatjeve të temperaturës gjatë verës dhe dimrit pa humbur elasticitetin e tij;
  • Kufizon aksesin e ajrit, lagështisë, dëmtuesve dhe kërpudhave në pjesët delikate të bimës;

Qirinj “anti-frost”

Evricom Ltd. prodhon qirinj “anti-frost” për mbrojtjen e pemëve frutore dhe vreshtave nga ngrirja. Gjatë djegies së qirinjve temperatura e ajrit rritet nëpërmjet ngrohjes së tij dhe nëpërmjet tymit, i cili e ka rolin e një batanije mbrojtëse, që pengon humbjen e ngrohtësisë. Qirinjtë tanë rritin temperaturën e ajrit deri më 7 gradë në varësi të sasisë së qirinjve që përdoren dhe kushteve meteorologjike.

Për arritjen e mbrojtjes efektive këshillojmë përdorimin e 200-500 qirinjve për një hektar në varësi të kushteve meteorologjike.

Qirinjtë “anti-frost” prodhohen nga një përzierje e dylli dhe furnizohen në kuti metalike me dorezë dhe kapak. Koha e zakonshme e djegies është midis 12 dhe 14 orësh për një qiri me peshë 4,5 kg, në se respektoni udhëzimet e përdorimit.

Qirinjtë “anti-frost” – llojet

  • Qirinj “anti-frost” – nga përzierja e parafinës;
  • Qirinj “anti-frost” ngjyrë të gjelbër – nga përzierja bimore;
Лозарство и овощарство

    Dërgo mesazh