Prodhimi i qirinjve

Secila teknologji për prodhimin e qirinjve kërkon përdorimin e dyllit me parametra të përshtatshëm. Disa vite me radhë Evricom Ltd. prodhon përzierje të posaçme për qirinj prej llojeve të ndryshme të dyllit dhe qëllimi është që produkti përfundimtar t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të metodave konkrete të punimit. Llojet e posaçme të dyllit përmbajnë të gjitha përbërësit e domosdoshëm dhe shfrytëzimi i tyre rrit produktivitetin dhe ul koston e prodhimit.

Në përputhje me tendencat globale të përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të lëndëve të para, “Evricom” përpunoi përzierje dylli 100% natyrale për prodhimin e qirinjve me markën “YUCCA”. Modifikimet e ndryshme të përzierjeve YUCCA janë të përshtatshme për prodhimin e qirinjve për shtëpinë, të kontejnerëve dhe të qirinjve dekorativë me metodën e derdhjes, mbushjes, presimit, ekstrudimit dhe zhytjes. Mund të lexoni më shumë për produktet tona të reja të markës YUCCA këtu.

Përveç përzierjeve të dyllit për prodhimin e qirinjve, Evricom Ltd. prodhon dhe qirinj me cilësi të lartë me markën „Light Club”, apo sipas dizajnit të klientit në përputhje me kushtet e “Private Label” – www.candles.evricom.bg

Производство на свещи32

Prodhimi i qirinjve me dyllë të përshtatshëm - përparësitë:

  • Përmirësimi i cilësisë;
  • Rritja e prodhimtarisë;
  • Djegia optimale e qirinjve;
  • Intensiteti i ngjyrës;
  • Gjatë djegies aroma lëshohet në mënyrë të barabartë;
  • Pakësohet prodhimi skarco;
  • Janë të mundshme ndryshimet e parametrave teknike të dyllit në përputhje me kërkesat e klientit;

Llojet e dyllit mund të jenë të lëngëta për transportim me cisterna, në granula në qese me nga 25 kilogramë, ose në formën e pllakave në kuti prej kartoni me peshë 24-25 kg.

Dyllë për prodhimin e qirinjve sipas teknologjisë:
Mbushje, Shtypje, Ekstrudim, Zhytje,
Tërheqje, Derdhje

    Dërgo mesazh