Vazelina është produkt anësor i distilimit të dyllit prej parafine. Është një lëndë ngjitëse, veshtullore, pa ngjyrë dhe pa erë. Temperatura e saj e shkrirjes është afër temperaturës së trupit të njeriut, që do të thotë se është e përshtatshme për përdorim në kozmetikë.
Vazelina bën një shtresë mbi lëkurë, e cila është e papërshkueshme nga uji dhe kështu krijon një mbrojtje efektive për njomësinë natyrale të lëkurës. Në të njëjtën kohë e mbron atë nga mikroorganizmat, të cilat shkaktojnë infeksione.